Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se është dalë pozitiv me COVID-19.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është pse është i vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës sërish ka dalë pozitiv.
“Virusi ka simptoma jo të lehta, e në veçanti për ata që kanë probleme tjera shëndetësore”.
“Duke ju uruar shëndet për ju dhe familjet tuaja, lutem për sa më pak të infektuar, e ata që tashmë janë pozitiv ta kalojnë sa më lehtë. Ju lutem kujdesuni për veten dhe familjet tuaja”, ka shkruar Tahiri.