Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka hapur zyrën e tij për qytetarë me të cilët do të diskutojnë për ide, sugjerime e kritika në mënyrë që të hartojnë bashkë një program që ofron zgjidhje reale për Podujevën.
Këtë e ka bërë të ditur vet Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Nga sot, e hënë e deri të premten, gjatë gjithë javës nga 8:00 – 10:00, ju ftoj në kafen e mëngjesit në zyrën time në Shesh mbi pastiqerinë Kimi . Ide propozime/sugjerime e kritika për programin tim, janë më se të mirëseardhura”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë:
Nga sot, e hënë e deri të premten, gjatë gjithë javës nga 8:00 – 10:00 .
Ju ftoj në kafen e mëngjesit në zyrën time në Shesh mbi pastiqerinë Kimi .
Ide propozime/sugjerime e kritika për programin tim, janë më se të mirëseardhura.
Zëri i qytetarëve është çelësi i zgjidhjes së problemeve .
Bëhuni pjesë e ndryshimit të vërtetë
Ju mirëpres