Besian Mustafa: Prodhuesit bujqësor në Istog, do ta kenë mbështetjen time

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vazhduar vizitat në terren, për të parë nga afër veprimtaritë bujqësore dhe gjendjen e fermerëve në komunën e Istogut.

Gjatë ditës, Mustafa i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova vizitoi prodhuesit dhe përpunuesit e peshkut, perimeve, frutave dhe drithërave të kësaj komune, ku është njohur nga afër me sfidat që po përballen këta prodhues gjatë kohës së pandemisë.

 “Do të vazhdoj të jem pranë fermerëve dhe agro-përpunuesve për t’i motivuar dhe mbështetur, që të mos ketë ngecje në sektorin prodhues dhe përpunues, duke ju siguruar ushqim cilësor familjeve tona”, tha ministri Besian Mustafa.

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova e falënderoi ministrin për vizitën dhe e njoftoi me gjendjen e përgjithshme të sektorit të bujqësisë në këtë komunë.