Besarta Jashari: Çdo gjë do ishte e rëndomtë pa aktin unik të vetëflijimit për liri të familjes tonë

E mbijetuara e familjes Jashari, Besarta, ka bërë një dedikim emocional në 23 vjetorin e betejës, rënies heroike të familjes së saj më 5, 6 dhe 7 Mars të 1998.

Mes shkronjash, ndërsa kujton ballafaqimin e ashpër të asaj kohe mes tyre dhe forcave serbe, Besarta thotë se pa këtë akt unik të flijmit të familjes së saj për liri, çdo gjë do ishte e rëndomtë, njofton Klan Kosova.

”Do të ishte e rëndomtë…

edhe nata,

edhe zjarri,

do të ishin të rëndomta sonte…

edhe muaji Mars, do të ishte i rëndomtë…

edhe unë do të isha e zakonshme, thjeshtë një Besartë !

Çdo gjë do të ishte e rëndomtë, pa aktin unik të vetëflijimit për LIRI të familjes tonë.

Andaj,

ky muaj dhe kjo natë, janë të veçanta…

edhe ky zjarr është i veçantë, duke na ndriçuar neve të ardhmen,

e kush synon të na rrezikoj këtë LIRI, ky zjarr është përgjigjja !

Gëzuar Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës

E juaja,

Besarta Hamëz Jashari”.