Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), sot në një ceremoni i ka ndarë çmimin “Ibrahim Rexhepi” ish-gazetares së Radio Televizionit të Kosovës (RTK) Besa Çejku-Buçinca.
Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, në ndarjen e çmimit tha se Besa Çejku-Buçinca, ka dhënë kontribut të çmuar në lëminë e gazetarisë.
Kurse Besa Çejku-Buçinca, ka falënderuar BKS-në, për çmimin e karrierës.
Ndryshe prezantuesja e njohur Besa Çejku-Buçinca muaj më parë ka dhënë lajmet për herë të fundit në Radio Televizionin e Kosovës.
Ajo do të mbetet gjatë në kujtesën e shumë njerëzve pasi ishte e para që dha lajmin për bombardimet e NATO-s në Kosovë në vitin 1999.
Një çmim i është ndarë edhe gazetarit Mehmet Gjata.