Bernard Challandes do të vazhdojë t’i prijës i Kosovës deri në vitin 2022.
Marrëveshja e re është arritur sot në takimin që presidenti Agim Ademi së bashku me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu e kanë zhvilluar me trajnerin zviceran, e ku palët u dakorduan që ta vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët edhe për dy vjet.
Kësisoj, kontrata e re është për periudhën 2020-2022, shkruan në komunikatën e FFK-së.
Deri te marrëveshja e re erdhi si rezultat i punës së mirë dhe sukseseve të arritura të Dardanëve në periudhën 2018-2020, derisa me punën e trajnerit zviceran kanë qenë të kënaqur të gjithë.
Në anën tjetër, edhe Challandes është i kënaqur me punën, kushtet dhe gjithçka që ofron FFK-ja.
Tani, përqendrimi është tek dy ndeshjet e radhës kundër Moldavisë dhe Greqisë, me shpresë dhe besim për suksese të reja.