Bernard Berisha po vazhdon me formë të lartë sezonin e ri.
Sulmuesi i majtë i Kosovës është përfshirë në formacionin e javës në elitën e futbollit rus.
Berisha luajti titullar në humbjen e Akhmat Groznyt 1:0 ndaj Dinamo Moskës në udhëtim, pas golit në minutat shtesë.
Bernardi ishte rreziku kryesor për kundërshtarin.
Është raportuar se Berisha pritet të ftohet për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut pavarësisht përplasjes me trajnerin Challandes.
