Lojtari i Kombëtares kosovare, Bernard Berisha, ka deklaruar se fati nuk ishte në anën e tyre, në humbjen e sotme nga Sllovenia.
Berisha ka deklaruar se nuk duhet humbur vullnetin në ndeshjen e ardhshme ndaj Moldavisë, dhe se synon që ky cikël të mbyllet me fitore.
“Ka qenë një lojë e luftuar nga ne, pasi të gjithë kemi treguar karakter dhe nëse vazhdojmë kështu do të kthehemi te fitoret. Jemi skuadër e fortë dhe duhet të luftojmë për njëri-tjetrin. Vetëm kështu mund t’ia dalim. Me të vërtetë kemi treguar lojë të mirë dhe duhet të vazhdojmë me lojëra të mira”, ka thënë Berisha.
Kosova ka pësuar humbje nga Sllovenia me rezultat 2-1.