Berlin dhe Schalke ndajnë pikët

Union Berlin dhe Schalke kanë ndarë pikët në sfidën e javës së 30-të të Bundesligës.

Ndeshja përfundoi baras 1:1 dhe të dy golat u shënuan në pjesën e parë.

Robert Andrich (11’) kaloi fillimisht në epërsi vendasit, para se JonJoe Kenny (28’) të barazonte gjithçka – e që doli të jetë rezultati përfundimtar i kësaj sfide.

Union Berlin mbetet në vendin e 13 me 32 pikë, kurse Schalke me 38 pikë mban vendin e 10.