Ky sezon futbollistik ka marrë fund për mesfushorin kosovar, Valon Berishën.
Ylli i Reims nuk do të jetë në gjendje të rikuperohet nga lëndimi, teksa do të rikthehet në fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri.
Ishte Valon Berisha që ka postuar një fotografi në Instagram, ku ka premtuar se do të rikthehet shumë shpejt.
“Zoti më bekoi me një ndërhyrje të suksesshme. I pikëlluar që sezoni ka përfunduar për mua, por do të kthehem shpejt”, shkroi Berisha.