Çështja e pagës minimale në Kosovë dhe mospërfshirja e veteranëve të luftës ka ngjallur debat sot në Kuvendin e Kosovës.
Një replikë është zhvilluar ndërmjet deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha dhe kryeparlamentarit Glauk Kojnufca.
Berisha tha se ata që kanë komplekse që nuk kanë qenë pjesë e luftës nuk duhet dhe nuk është e ndershme t’i luftojnë ato vlera.
“Nëse keni komplekse nga fakti se nuk keni qenë në periudhën e duhur pjesë e madhështisë së luftës për liri, që të jetë veteranë e invalid i kësaj lufte nuk është e denjë, e ndershme t’i luftoni këto vlera…”, tha Berisha.
Ai tha se veteranët janë të diskriminuar, pasi siç potencoi ai asnjë njeri në Kosovë nuk mund të jetojë me 170 euro.
E për këtë reagoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Zotni Berisha kur po thoni se keni komplekse se s’keni qenë pjesë e asaj lufte, bash fillova me i këqyr grupet parlamentare”.Lexo po ashtu:Murati kërkon miratimin e projektligjit që i hap rrugë rritjes së pagës minimale
“Po e shoh në LDK një që ka qenë fort në mënyrë të lavdishme, në Vetëvendosje po i shoh pesë e në PDK dy….kjo është gjendja aktuale qysh po ju shoh tash.
Nuk bën me hi anej, se ka në secilin grup parlamentar e është gabim me fol në mënyrë monopolizuese për luftën çlirimtare”, tha Konjufca.