Rrepa përmban vlera ushqyese të cilat ndihmojnë kundër inflamacioneve, ul tensionin e lartë të gjakut dhe ndihmon kundër peshës së tepërt, shkruan India.com.
Rrepa përmirëson imunitetin pasi që përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës C, mbron nga ftohjet, gripat dhe kolli. Kjo perime vepron edhe kundër radikaleve të lira, të cilat janë dëmtuese për organizmin.
Rrepa përmban pak kalori gjë e bën të jetë ushqim ideal kundër peshës së tepërt dhe për ata që duan të humbin peshë. Rrepa ndihmon edhe tretjen e ushqimit gjë që po ashtu ndikon tek pesha.
Rrepa ndihmon tretjen sepse përmban fibra, të cilat e rregullojnë procesin e tretjes në zorrë dhe parandalojnë kapsllëkun.
Rrepa ka efekt në shëndetin e lëkurës për shkak të antioksidantëve që përmban, përfshirë vitaminën C.
Këto vlera ushqyese mbrojnë lëkurën nga dëmtimet dhe zvogëlojnë shenjat e njollat.
Një rrepë përmban rreth 0.7 miligramë vitaminë C, gjë që do të thotë se përmbush nevojat ditore të organizmit. /Agroweb/