Ish-mbrojtësi i Juventusit, Medhi Benatia ka vlerësuar lartë dyshen Merih Demiral dhe Matthijs de Ligt, duke parashikuar një të ardhme të shkëlqyeshme për mbrojtësit e ri.
Holandezi mbërriti në Allianz Stadium verën e kaluar dhe ka luajtur 20 ndeshje në Serie A pasi zëvendësoi legjendën Giorgio Chiellini në mbrojtje.
Ndeshje të shumta dhe minuta ka pasur edhe mbrojtësi i ardhur nga Sassuolo, Demiral, i cili gjithashtu pëlqehet nga Benatia.
“Ai është një nga më të mirët përreth dhe, pasi arriti në Torino, është zhvilluar në stërvitje pranë shumë kampionëve të shkëlqyeshëm”.
“Por, mua më pëlqen edhe Demiral, ai më bëri përshtypje që nga ndeshja e parë, miqësorja e verës kundër Interit. Ai konfirmoi fjalët e një miku tim në Sassuolo”.
“Unë fola gjithashtu me Miralem Pjanic për këtë. Unë i thashë që do të luante, edhe pse ‘Mire’ të ishte pak skeptik”.
“Demiral mund të jetë agresiv, të mbajë në shpinë kundërshtarin. Jam i trishtuar për dëmtimin e tij”, përfundoi mbrojtësi maroken. /Telegrafi/