Ka përfunduar ndeshja mes Belgjikës dhe Kanadasë, në të cilën belgët fituan me rezultat minimal 1-0.
Edhe pse humbi, Kanadaja doli të jetë një arrë e fortë për Belgjikën, pasi tregoi dominim dhe në shumicën e rasteve belgët nuk arritën të futeshin në zonën 16-metërshe të kombëtares nga Amerika veriore.
Kanadaja e pati mundësinë të kalojë në epërsi qysh në minutën e 10-të, pasi u dakordua një penallti, por që goditja e Alphonso Davies u ndal nga Thibaut Courtois.
Belgjika kaloi në epërsi në fund të pjesë së parë, me golin e Michy Batshuayit.
Pjesa e dytë u zhvillua kryesisht e qetë dhe pa ndonjë rast konkret shënimi.
Tani Belgjika kryeson grupin F, e vetmja me tri pikë, pasi që Kroacia barazoi sot me Morokon.