Bekim Isufi është emëruar trajner i ri i klubit të Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani.
Isufi do ta drejtojë Ballkanin në edicionin 2021/22, ka lajmëruar klubi nga Suhareka.
“Ju njoftojmë së timonieri i FC Ballkani-t për sezonin 2021/22 është emëruar z. Bekim Isufi i cili ishte më i përafërt sa i përket misionit dhe vizionit të klubit. Duke parë së këto dy komponente janë harmonizuar kemi vendosur qe drejtimin e klubit na aspektin sportiv për edicionin e ardhshëm t’ia besojmë z. Isufit”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.