Bekim Brestovci do të jetë zëvendësministër i Punëve të Jashtme

Nisma Socialdemokrate, në mbledhjen e Kryesisë me shumicë votash ka votuar që Bekim Brestovci të propozohet për zëvendësministër të Punëve të Jashtme të Kosovës. Ministri kjo e cila drejtohet nga Meliza Haradinaj-Stublla e AAK-së.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re” vet Bekim Brestovci.

“Po, në mbledhjen e Kryesisë në partinë tonë Nisma Socialdemokrate është votuar që unë të jem zëvendësministër në Ministrinë̈ e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Por, emërimi im ende nuk është̈ bërë nga kryeministri”, ka deklaruar Brestovci.