Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaqi, Adil Behramaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj qeverisë Kurti pas rritjes enorme te rasteve të reja me COVID-19, gjë që çoi edhe në rritjen e numrit të fataliteteve.
Behramaj në Facebook është shprehur se qeveria Kurti e ka bërë Kosovën “Wuhan” të Evropës, transmeton lajmi.net.
Siç është shprehur ai, Kosova është eksportuesja më e madhe e rasteve me COVID-19 në Evropë.
“Qeveria Kurti na bëri Wuhan të Evropës. Kosova është eksportuesja më e madhe e Covid’it në Evropë!”, ka shkruar ai.