Në pesë muajt e parë të këtij viti, shitjet e Tesla Model Y u rritën me 270% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 në Evropë.
Në periudhën janar-maj, prodhuesi amerikan shiti 103.716 vetura të modelit Y në Kontinentin e Vjetër.
Vendin e dytë për sa i përket shitjeve e zuri Dacia Sandero (101.947), dhe vendin e tretë Renault Clio (99.343).
Volkswagen T-Roc (98.150) dhe Opel Corsa (95.338) janë gjithashtu në top pesëshe, sipas rezultateve të mbledhura nga uebfaqja e specializuar fokus2move.
1. Tesla Model Y: 103.716
2. Dacia Sandero: 101.947
3. Renault Clio: 99.343
4. Volkswagen T-Roc: 98.150
5. Opel Corsa: 95.338
6. Dacia Duster: 89.633
7. Volkswagen Tiguan: 78.875
8. Peugeot 208: 77.247
9. Toyota Yaris: 75.641