Bedri Hamza ka marrë zyrtarisht pozitën e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës.
Ai ka theksuar se do ta jetësojnë atë që e ka premtuar në fushatë, transmeton Klankosova.tv.
“Sot filloi kapitulli i ri për Mitrovicën. Me punë, me përkushtim, me ndershmëri, çdo ditë do të jem në shërbim të qytetarëve të Mitrovicës. Uljen në karrigen e kryetarit asnjëherë nuk e kam parë si privilegj, por si përgjegjësi. Prandaj, me përgjegjësi dhe llogaridhënie, unë do ta jetësoj ndryshimin që ua kam premtuar qytetarëve të Mitrovicës”, është shprehur Hamza.
“Besimi i mitrovicasve është i shenjtë për mua dhe do të bëj çmos që kurrë të mos zhgënjehen. Me vendosmëri, gjithmonë dhe gjithkund, do t’i mbroj interesat e tyre dhe të komunës sonë”.
Ai ka thënë se bashkë me ekipin e tij janë në krye të detyrës dhe përgjegjësisë institucionale.
“Është koha që të punojmë së bashku për Mitrovicën tone”.
“Na shkoftë mbarë!