Bedri Hamza në Prizren: Do të punojmë për çdo qytetar, për tërë Kosovën

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv me qytetarët e Prizrenit në sheshin “Shatervan”.

“Është nder e kënaqësi të jem në qytetin e bukur të Prizrenit, qytet jo vetëm i historisë, por edhe i bashkimit për liri, për barazi, për përparim e për integrim. Mbi këto parime e kam ndërtuar edhe vizionin tim për Kosovën dhe me këto parime do të qeveris si Kryeministri Juaj. Do të angazhohemi për rimëkëmbjen e sheshit “Shatërvan”. Për rregullimin e unazës së qytetit, për lidhjen e autostradës dhe hapjen e rrugës së re tranzitore. Do të punojmë të sigurojmë rezerva të mjaftueshme të ujit, që qyteti mos ta ketë më këtë shqetësim për dekadat e ardhshme. Pra, do të punojmë për çdo qytetar, për tërë Kosovën. Ky nuk është vetëm një plan. Ky është premtimi që do ta mbajmë!”, ka thënë Hamza.