Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv me qytetarët e Drenasit.
Hamza ka thënë se shpirti fitimtar është kudo tani, sepse Kosova mundet ma mirë.
“Në Drenasin e dëshmuar. Në Drenasin e bashkuar për Kosovën që mundet ma mirë.
Ky është momenti ynë. Një moment kur nuk e pranojmë më këtë gjendje, por duam që ta bëjmë më mirë.
Një moment ku së bashku me të gjithë qytetarët, pa dallime, po ecim drejt një rruge ku mundësitë do të jenë të shumta për të gjithë. Shpirti fitimtar është kudo tani, sepse Kosova mundet ma mirë! #PDK131”, ka shkruar ai.