Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se, pas testimit, ka dalë pozitiv me COVID-19.
Ai tha se është vetizoluar dhe se aktivitetet do t’i vazhdojë nga shtëpia.
“Edhe pse i vaksinuar me dy dozat e vaksinës, pas shfaqjes së disa simptomave të lehta, jam testuar dhe kam rezultuar për herë të dytë pozitiv me COVID-19. Jam në vetizolim dhe aktivitetet jam duke i vazhduar nga shtëpia, në koordinim me nënkryetarin dhe drejtorët komunalë. Ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj!”.
Gjatë ditës së sotme kanë dalë pozitivë 2050 qytetarë.