Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, gjithmonë ka diçka të re për t’i ofruar publikut nga jeta e saj profesionale.
Që një kohë të gjatë ajo ka qëndruar në tregun ndërkombëtar, duke sjellë këngë dhe bashkëpunime me artistë të ndryshëm. E kur bëhet fjalë për linjat e saj trupore, Bebe ushtron pothuajse çdo ditë, duke ndarë imazhe të tilla për ndjekësit e saj.
Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për asnjërën nga këto, por për veshjet të cilat Bebe i kishte planifikuar t’i veshte në një prej evenimenteve të mëparshme të “Grammy Awards”.
Në rrjetin social Instagram ajo ka publikuar tri video dhe në secilin prej tyre ka të veshur fustanet e planifikuar, ndërsa i pyet fansat se cila do të kishte qenë zgjedhja më e bukur.
“Më kanë pëlqyer të gjitha opsionet për veshje në Grammy. Shpresoj të mund t’i kisha veshur të gjithë, Cila nga këto veshje është e preferuara juaj?”, ka shkruar Bebe.