Shumë persona gjatë qëndrimit në karantinë janë bërë nostalgjikë për të kaluarën, duke publikuar në rrjetet sociale fotografi të shumë viteve më parë.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, e cila ka publikuar një fotografi goxha të vjetër në rrjetin social Instagram.
Bëhet fjalë për një imazh të realizuar krah dy kushërinjve të saj, një prej të cilëve është edhe këngëtarja tjetër e njohur, Argjentina Ramosaj.
“Gjithmonë dhe përjetë, 20 vite më parë”, shkroi Beatrix në mbishkrimin e kësaj fotografie, ku shihej nën krahët e Argjentinës.
Beatrix përndryshe është vajza e hallës së Argjentinës dhe të dyja së bashku janë rritur në Holandë, para se të ktheheshin njëra në Shqipëri e tjetra në Kosovë për të jetuar. /Telegrafi/