Bashkimi Evropian ra dakord të Shtunën për një zgjatje masive të kontratës me Pfizer-BioNTech për një potencial 1.8 miliardë doza vaksine COVID-19 deri në vitin 2023.
Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, shkroi në Twitter se zyra e saj “sapo ka aprovuar një kontratë për 900 milionë doza të garantuara (+900 milionë opsione)”.
Kontrata e re, e cila ka mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së, do të përfshijë jo vetëm prodhimin e vaksinave, por gjithashtu sigurimin që të gjithë përbërësit thelbësorë duhet të vijnë nga BE-ja, shkruan Euronews.
Njoftimi i së shtunës nënvizon besimin që BE-ja ka treguar në teknologjinë e përdorur për vaksinën Pfizer-BioNTech, e cila është e ndryshme nga ajo e vaksinës Oxford-AstraZeneca.
Pfizer i Amerikës dhe BioNTech i Gjermanisë kanë thënë tashmë se ata do t’i sigurojnë BE-së një shtesë prej 50 milionë dozash në tremujorin e dytë të këtij viti, duke kompensuar dërgesat e AstraZeneca.
Në ndryshim nga AstraZeneca anglo-suedeze e kritikuar shpesh, von der Leyen ka thënë se Pfizer-BioNTech është një partner i besueshëm që kryen zotimet.