BE-ja i ofron anëtarësim të shpejtë Ukrainës – Von der Leyen i dorëzon pyetësorin Zelenskyt

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u zotua t’i ofrojë presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky një udhërrëfyes më të shpejtë për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian.

Von der Leyen i dorëzoi Zelenskyt një pyetësor i cili do të jetë një pikënisje për BE-në që të vendos rreth anëtarësimit të Kievit.

“Nuk do të jetë si zakonisht çështje vitesh për të formuar këtë mendim, por mendoj se është çështje javësh”, tha Der Leyen.

Zelensky u tha gazetarëve se pyetësori do të ishte gati brenda një jave, raporton theguardian.

BE duhet të monitorojë përpjekjet ruse për të anashkaluar sanksionet dhe të vendosë më të rrepta nëse është e nevojshme, tha ajo në një konferencë të përbashkët me të parin e shtetit ukrainas.

“Rusia do të vuajë shkaku i dëmeve ekonomike, financiare dhe teknologjike, ndërsa Ukraina po marshon drejt së ardhmes evropiane, kjo është ajo që unë shoh”, tha gjermania.

Ndryshe, Von Der Leyen ka vizituar qytetin e Buchas, ku ka parë për së afërmi krimet e rusëve së bashku me Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell.