Këshilli i Investitorëve Evropian ka intervistuar ambasadorin e Bashkimit Europian në Kosovë Tomáš Szunyog.
Në këtë interviste ambasadori i BE-së ka thënë se kriza e COVID-19 e kombinuar me dy ndërrime të qeverive si dhe zvarritje të procesit zgjedhor, ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonomi.
Më 27 dhjetor 2020, pas një pritje nën ankth, BE nisi fushatën e vaksinimit kundër Covid19, duke injektuar dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech në të gjitha vendet anëtare të BE-së në mënyrë simultante. Kosova pret që të përfitoj një numër të vaksinave nga program evropian COVAX, sido qoftë numri i popullatës që iu duhet vaksinim është shumë më i lartë.
Pyetja e parë për z. Szunyog është: Çfarë duhet bëjnë institucionet e Kosovës që të sigurojnë vaksina për të gjithë qytetarët dhe si mund dhe do të ndihmoj BE në këtë proces?
Tomáš Szunyog: Që të dyja, qeveria e Kosovës dhe BE janë duke bërë më të mirën për të siguruar vaksina sa më parë që është e mundur. Për shembull, përmes programit lehtësues të quajtur COVAX Kosova do të marr falas vaksina për 20% të popullatës. Kosova i ka ndjekur procedurat siç duhet, si do qoftë, për shkak të kërkesave të mëdha, furnizimi i plotë me vaksina nga COVAX, nuk pritet të ndodh para pjesës së dytë të vitit. BE është donatori më i madh i programit COVAX, që është një instrument globale e menaxhuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) Për më tepër përmes kësaj instrumente BE ka për qëllim të siguroj furnizim më të shpejt për këtë rajon. Në dhjetor 2020 BE ka ndarë 70 milionë euro shtesë për të blerë vaksina të cilat më pas do të shpërndahen bazuar në numrin total të popullsisë. Kjo paketë do t’u ndihmoj vendeve të Ballkanit Perëndimor që të mbulojnë koston e dozave të vaksinave që ofrohen nga vendet anëtare të BE-së. Kjo mund të jetë një zgjidhje e përkohshme për të mbuluar hendekun kohorë derisa vaksinat nga COVAX do të jenë me qasje të gjerë. Një pjesë e këtyre granteve do të shërbejnë për të blerë pajisje medicionale, si dhe materiale harxhuese të nevojshme për shpërndarje të vaksinës. Do të duhet të formatizohen marrëveshjet mes vendeve anëtare dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor, gjithashtu prodhuesit do të duhet të ofrojnë pëlqimin e tyre.
Kriza Covid19 e vitit 2020 ka shkaktuar performacën më të dobët të ekonomisë globale në njëqind vite; Kosova gjithashtu është duke u përballur me rënie ekonomike, dhe nga kjo krizë hendeku masiv në aspektin e zhvillimit ekonomik pritet të thellohet ndërmjet të Ballkanit dhe të BE-së.
Çfarë hapash duhet ndërmarr nga të dy anët që ky hendek të ngushtohet, dhe çfarë roli do të luaj BE që t’i ndihmoj rajonit në krijim të një tregu ekonomik të qëndrueshëm?
Tomáš Szunyog: Para krizës shëndetësore, Kosova njësoj si ekonomitë tjera të Ballkanit Perëndimor, është përballur me sfida të konsiderueshme, në rrafshin e konkurrencës së dobët dhe nivelit të lartë të papunësisë. Gjithashtu vendi pati mbetur mbrapa në realizimin e disa prioriteteve siç janë agjenda për ekonomi të gjelbër dhe atë digjitale. Kështu që, kriza e COVID-19 e kombinuar me dy ndërrime të qeverive si dhe zvarritje të procesit zgjedhor, ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonomi. Përveç adresimit të emergjencave të krizës shëndetësore, autoritetet kosovare duhet të shtyjnë përpara reformat strukturore në mënyrë që të trajtojnë dobësitë e tregut dhe të shfrytëzojnë potencialin dhe mundësitë ekonomike për të ec përpara. Qeveria e Kosovës dhe partnerët e tjera të Ballkanit Perëndimor në nëntor të vitit të kaluar në Samitin e Sofjes kanë nënshkruar një marrëveshje për krijim të Tregut të Përbashkët Regjional. Kjo iniciativë është formuar mbi bazën e katër shtyllave të BE-së për lëvizje të lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve. Duke zbatuar këto reforma që dalin nga TPR, bizneset dhe qytetarët do të përfitonin në mënyrë të dukshme nga heqja e barrierave teknike në tregti; ulja e tarifave ndërbankare; njohja e certifikatave profesionale; nxitja e tregtisë digjitale, etj. Rajoni i Ballkanit Perëndimor është prioritet e Bashkimit Evropian. Në tetor të vitit të kaluar, BE ka lansuar Planin për Investime Ekonomike për Ballkanin Perëndimor dhe ka propozuar që të ketë mobilizim në sigurim të 9 miliardë eurove për të financuar këtë plan. Ky sigurisht është plan afatgjatë i rimëkëmbjes ekonomike, i mbështetur nga transformimi digjital dhe i gjelbër, dhe pritet që të qonte drejt një rritje ekonomike të qëndrueshme, dhe kërkon investime në prodhim dhe infrastrukturë të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.
Sistemi i brishtë politik krijon mjedis të pasigurt dhe të pa qëndrueshëm për investime biznesi, ndërkohë që në pak javë presim që në Kosovë të mbahen zgjedhjet e parakohshme.
Kosova është vend me ekonomi të dobët, pra, sa është e rëndësishme për te dhe për aleatët e saj, që vendi të krijoj qeverisje demokratike dhe stabile, e që do t’ia mundësonte asaj të lëvizë më shpejt drejt integrimit në BE?
Tomáš Szunyog: Viti i kaluar ka qenë sfidues, kështu që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës nuk kanë mundur të fokusohen në reforma, që përfshijnë edhe zhvillimin ekonomik dhe atë të biznesit. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, paqëndrueshmëria e shumicës parlamentare, dhe nderimet e shpeshta të qeverisë përkthehen në progres të limituar në adresimin e çështjeve strukturore në Kosovë, siç mund të jenë, për shembull, gjendja e tregut të punësimit, mungesa e diversifikimit ekonomik, dhe rënia e shpenzimeve kapitale. Për rrugëtimit evropian të Kosovës, ka shumë rëndësi që këto sfida të adresohen, të zbatohen reformat, dhe të ndërtohet ekonomi funksionale dhe konkurruese. Kjo do të mundësonte zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe duhet siguruar që Kosova të përfitoj maksimalisht nga MSA. Duke qenë se data e zgjedhjeve është duke u afruar, ne presim zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente dhe në përputhje me standardet më të mira. Është thelbësore që periudha e pas zgjedhjeve të sjell shpejt institucionet e reja, posaçërisht formimin e Qeverisë në mënyrë që t’i barten përgjegjësitë menjëherë.
Në muajin dhjetor, Këshilli i Investitorëve Evropian ka publikuar Librin e Bardhë, që është një dokument strategjik, i cili përmban mbi 30 rekomandime për institucionet e Kosovës, e që synojnë të përmirësojnë klimën e të bërit biznes dhe tërheqjes e IHD-ve.
Si ambasador i BE-së në Kosovë, cili është mesazhi juaj për institucionet e Kosovës, në mënyrë që rekomandimet që vijnë nga investitorët evropian të merren parasysh?
Tomáš Szunyog: Libri i Bardhë duhet të shërbej si dokument për të forcuar edhe më tej dialogun mes investitorëve privat dhe autoriteteve të Kosovës për të mënjanuar barrierat kryesore për bizneset dhe sektorëve ekonomik. Fatkeqësisht, Libri i Bardhë konstaton se në shumë fusha nuk ka pasur përparim nga rekomandimet e dhëna me 2018. Ky duhet të shërbej si një tregues i fortë për autoritetet kosovare që reformat ekonomike duhet të përshpejtohen. Rekomandimet e dhëna nga Libri i Bardhë përfshijnë fushën e telekomunikimit, sektori banker, atë të sigurimeve, derivateve, xeheve, dhe
mineraleve si dhe sektori farmaceutik. Libri kërkon ulje të rrezikut dhe pasigurisë për investitorët e huaj dhe ata vendor, ulje të shpenzimeve për bizneset, rritje të konkurrencës e cila do të vinte si rezultat i përmirësimit të klimës së biznesit. Në të ardhmen, ky libër mund të përfshijë edhe sektorë të tjerë si atë të IT-së dhe të energjisë. Një hap pozitiv i vitit 2020 për ngritje të dialogut me sektorin privat ishte riaktivizimi i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime. Gjatë vitit të kaluar ne kemi parë takime të rregullta të mundësuara nga ky këshill mes Qeverisë së Kosovës dhe komunitetit të biznesit, e të cilat kishin për qëllim heqjen në mënyrë të koordinuar të barrierave në të bërit biznes. Për një dialog efikas, është thelbësore që debati mes palëve të jetë i bazuar në analiza të thella të çështjeve. Libri i Bardhë ofron një mundësi të shkëlqyer për institucionet e Kosovës që të përfshihen në një diskutim të tillë. Si rezultat, Qeveria e Kosovës duhet të luaj rolin e saj dhe të mundësoj rritje reale. Unë besoj fuqishëm se zhvillimi i sektorit privat dhe rritjes së qëndrueshme ekonomik, është një parakusht për përparim në fushat treja të shoqërisë, si: politike, ekonomike e sociale.
Veç tjerash, gjatë publikimit të Librit të Bardhë, në fjalimin e tij ambasadori Szunyog ka përmendur se Kosova ka potencial të madh biznesi, si: kompani ambicioze, rini të talentuar, si dhe afërsia me tregun e BE-së. Sidoqoftë, mundësitë për ta kanë qenë të mbytura disi. Shtrohet pyetja: çfarë duhet të bëjë qeveria e re menjëherë pasi të marr mandatin, për t’i mbështetur bizneset dhe për të ndihmuar rritjen ekonomike?
Tomáš Szunyog: Në fakt, ndikimi i pandemisë në ekonominë e Kosovës është i paprecedent. Rënia në të hyrat buxhetore dhe në përgjithësi ngadalësimi ekonomik ka shkaktuar humbje të balancit ekonomik dhe paqëndrueshmëri financiare. Për shkak të kësaj krize, janë paraqitur sfida në bilance të pagesave, dhe kjo ka kufizuar mundësitë e qeverisë për të siguruar hapësirë fiskale, për t’u ofruar mbështetje bizneseve të afektuara si dhe për të ofruar mbështetje socio-ekonomike për familjet në nevojë. Përveç mbështetje fiskale e cila është ofruar nga qeveria përmes pakos emergjente dhe asaj për rimëkëmbje ekonomike, e që në zbatimin e tyre ka pasur edhe vonesa. Për të arritur rimëkëmbje ekonomike të qëndrueshme, nevojiten përpjekje thelbësore për rimëkëmbje të bizneseve, marr parasysh rënien ekonomike. Ekziston nevoja për t’u ofruar likuiditet bizneseve të prekura. Sidoqoftë, shikuar nga këndi strategjike, ndikimi i COVID-19 në bizneset kosovare duhet parë si mundësi për përmirësim të konkurrencës, investim në inovacion, dhe tu ndihmohet kompanive të digjitalizohen. Të mbështeten sektorët të cilët do të kontribuojnë në ulje të importeve dhe të rrisin eksportet si dhe të rritet potenciali për krijimi të vendeve të punës, gjersa sektori i teknologjisë dhe inovacionit të vihen në prioritet. Në periudhë afatmesëm dhe afatgjatë, krijimi i një sektori privat aktiv dhe konkurrues është i rëndësisë së veçantë në përcaktim të rritjes ekonomike afatgjatë për Kosovën, në një botë gjithnjë e më të globalizuar. Miratimi i një agjende të zhvillimit që do të drejtohej nga sektori privat është e domosdoshme për rritje dhe zhvillim për të siguruar perspektivë më të mirë dhe prosperitet ekonomik afatgjatë dhe gjithëpërfshirës, duke u përqendruar tek gratë dhe grupet e margjinalizuara.
Si anëtar ndër i KIE, si e vlerësoni punën dhe rolin e organizatës në mbrojtje të investitorëve evropian në Kosovë?
Tomáš Szunyog: Jemi të kënaqur të shohim qe KIE është duke funksionuar si pjesë e platformës së bizneseve pan-Evropiane, të cilët ofrojnë mbështetje në adresim të ankesave të investitorëve si dhe synojnë që të përmirësojnë në përgjithësi mjedisin e biznesit përmes dialogut të hapur me institucionet e Kosovës. Ne kemi parë që Këshilli është bërë adresë e rëndësishme për investitorët evropian ekzistues dhe ata potencial. Vlerë e shtuar e Këshillit është që ai ka krijuar mundësi që investitorët evropian të flasin me një zë të vetëm dhe unë do të inkurajoja që një praktikë e tillë të vazhdohet, dhe KIE të jetë edhe më tutje i përfshirë në mbrojtje dhe promovim të investitorëve të huaj, gjithnjë duke qenë në benefit të popullatës së Kosovës. Përqendrimi i KIE duhet të vazhdoj të mbaj fokus si për shembull në Investime të Huaja Direket. Prurjet nga IHD-të në Kosovë në total gjatë vitit të kaluar kanë stagnuar dhe kjo tregon se duhet bërë më shumë në tërheqje të investimeve dhe në promovim. Ajo që është me rëndësi të theksohet është që pjesa më e madhe e investimeve në Kosovë vijnë nga vendet evropiane. Kosova ka mjaftueshëm kapacitet për të tërhequr investitorë të huaj për shkak të fuqisë punëtore të lirë, të re dhe dinamike si dhe taksave korporatave të ulëta. Sidoqoftë, dinamika e IHD-ve vazhdon të mbetet e sfiduar nga konkurrueshmëria e që janë të ndërlidhura me nivelin e ulët të eksporteve të disertifikuara. Pres që të jem i angazhuar me KIE në vazhdim të diskutimeve lidhur me këto dhe aspekte të tjera në agjendën e tyre sfiduese.
Cili është mesazhi juaj për qytetarët dhe institucionet e Kosovës, si dhe për investitorët e huaj në Kosovë?
Tomáš Szunyog: Që nga momenti kur kam filluar punën në Kosovë në shtator të vitit të kaluar, kam vërejtur që Kosova ka shumë potencial. Nëse do të bëheshin politika të duhura, Kosova do të mund bëhej ekonomi konkurrente, do të përmirësonte kualifikimin e forcës punëtore dhe do të forconte administratën publike. Kjo do të kishte ndikim të madh për Kosovën në avancimin e rrugës evropiane. Kosova si përpjekje të menjëhershme për vitin 2021 duhet të ketë arritjen e stabilitetit politik si një faktor kyç për tërheqje të investitorëve, gjithashtu duhet vendosur përpara një agjendë reformuese. Tutje, interesi strategjik afatgjatë i Kosovës në procesin e reformave duhet të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit si dhe me dokumentin e sapo miratuar “European Reform Agenda 2” (Agjenda për Reformë Evropiane 2.) Ambicia jonë e përbashkët për vitin 2021 duhet të mbetet mbështetja afatgjate e rimëkëmbjes socioekonomike të Kosovës si dhe konvergjenca ekonomike me BE-në. Duhet thënë se ka një hendek masiv në aspektin ekonomik mes këtij rajoni dhe BE-së. Sa më shpejt që mbyllim këtë hendek aq më shpejt Kosova do të bëhej ekonomi e fortë dhe e qëndrueshme. BE është këtu për të mbështetur Kosovën në përpjekjet e saj, me qëllim që të sjell ndryshime reale dhe të shënoj përparim të prekshëm, përfshirë rritjen e bizneseve dhe shumë mundësi punësimi për popullatën e Kosovës.