Omar Marmoush është futbollisti i momentit në elitën e futbollit gjerman Bundesliga, falë golave e asistimeve që po bën në çdo ndeshje.
Bayern Munich ka pasur ‘bisedimet fillestare joformale’ me Eintracht Frankfurt për Omar Marmoush, raporton Florian Plettenberg.
Drejtuesit e Eintracht Frankfurt i kanë bërë me dije gjigantëve gjerman se për ta lënë të lirë yllin e tyre, Bayerni duhet të paguajë rreth 60 milionë euro.
Nuk ka ende marrëveshje apo negociata zyrtare pasi Bayern vazhdon të monitorojë sulmuesin.
Drejtori sportiv i bavarezëve, Max Eberl , thuhet se është një fans i madh i 25-vjeçarit.
Marmoush është golashënuesi i dytë më i mirë i Bundesligës deri më tani këtë sezon me 10, vetëm pas Harry Kane me 11.
25=vjeçari është pjesë e futbollit gjerman që nga viti 2017 ku iu bashkuar skuadrës së dytë të Wolfsburgut, derisa nga viti 2023 është pjesë e Frankfurt ku ka kontratë deri më 2027.
Në 14 ndeshje në të gjitha garat, Marmoush ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë.