Sezoni 2022/23 ishte vërtet dramatik në Bundesliga.
Bayern Munichu u shpall kampion i Gjermanisë vetëm falë goldallimit.
Gjiganti bavarez e mbylli sezonin me 71 pikë si kampion, ndërsa pikë të njëjta kishte edhe Borussia Dortmundi, por kjo ishte e pamjaftueshme për Verdhezinjtë.
Ekipi nga “Allianz Arena” me këtë rast e festoi titullin e 11-të radhazi në Bundesligë, duke e konfirmuar dominimin absolut në kampionatin gjerman, shkruan “Gazeta Express”.
Ndërkohë, fitues i Kupës së Gjermanisë, respektivisht i DFB-Pokal ishte Leipzigu.
Ky ekip e mposhti në finale Eintracht Frankfurtin me rezultat 2:0 më 3 qershor të vitit 2023.
Golat për Leizigun i shënuan Christopher Nkunku në minutën e 71-të dhe Dominik Szoboszlai në atë të 85-të.
Kampioni Bayern më pas e fitoi edhe Superkupën e Gjermanisë pasi e mposhti pikërisht fituesin e Kupës, Leipzigun me rezultat 5:3 në një maratonë golash.
Jamal Musiala, Sadio Mane, Benjamin Pavard, Serge Gnabry e Leroy Sane i shënuan golat e bavarezëve.
Kurse, golat e pamjaftueshëm për Leipzigun i realizuan Marcel Halstenberg, Christopher Nkunku e Dani Olmo.