Bayern Munich po mendon për të ardhmen, pasi në vitin 2023 kanë vendosur si objektiv kryesor për sulmin Harry Kane.
Gjigandët gjermanë kanë hedhur sytë në Premier League, ku shpresojnë të gjejnë një zëvëndësues ideal pas largimit të Robert Leëandoëski te Barcelona.
28-vjeçari është përfolur prej shumë kohësh për një kalim të tijin te Manchester City, por transferimi dështoi në momentet e fundit. Dëshira e vetë sulmuesit është për të treguar vlerat e tij te një ekip i madh dhe të siguroj trofe të rëndësishëm në karrierë por që nuk e ka pasur asnjëherë mundësinë deri më tani.
Harry Kane që prej vitin 2013 është pjesë e Tottenham dhe Spurs e kanë lojtarin më të rëndësishëm të ekipit. Rinovimi i tij me klubin anglez ende nuk ka ardhur dhe ky mund të jetë çelësi që drejtuesit e Bayern Munich të përdorin për të arritur në trasnferimin e tij në të ardhmen.
CEO, i bavarezëve, Oliver Khan vetë i ka komentuar zërat e Harry Kane te Bayer Munich dhe ka theksuar që lojtari është një top sulmues dhe një endërr e së ardhmes. “Ai është nën kontratë me Tottenham. Sigurisht është një sulmues i shkëlqyer dhe mbetet një ëndërr e së ardhmes. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Kahn.
Në sezonin e fundit të Premier League, Kane zhvilloi 37 paraqitje duke shënuar 17 gola dhe të paktën për këtë merkato verore drejtuesit e londinezëve e cilësojnë sulmuesin të paprekshëm./ SuperSport