E ardhmja e Neymar është e pasigurt pasi ai po luan me Santos dhe përgatitet për një rikthim në Evropë.
Agjenti i tij, Pini Zahavi, tashmë është duke punuar për lëvizjet e mundshme përpara afatit kalimtar të verës.
Sipas gazetës Sport, Zahavi i ka ofruar Neymarin ekipeve Barcelona dhe Bayern Munich, por klubi gjerman nuk është i interesuar.
Barcelona nuk e ka prioritet as Neymarin, me drejtorin sportiv Deco që tha: “Ne nuk po e konsiderojmë këtë lëvizje për momentin”.
Megjithatë, dera nuk është plotësisht e mbyllur.
Zahavi, i cili ka lidhje të forta me Bayernin dhe Barcelonën, ishte i përfshirë në lëvizjen e Robert Leëandoëski nga Gjermania dhe së fundmi ndihmoi në sjelljen e Hansi Flick në Barça.
Pavarësisht përpjekjeve të tij, kthimi i Neymar mbetet i pamundur.