Bayern dhe Chelsea kalojnë tutje në Ligën e Kampionëve, eliminohet Lazio

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sontme në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munich dhe Chelsea janë dy skuadrat që u kualifikuan tutje në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic.

Bayerni triumfoi ndaj Lazios së Vedat Muriqit me rezultat 2 me 1.

Lewandowski dhe Choupo-Moting shënuan për “Bavarezët”, kurse Parolo shënoi për Lazion.

Në këtë ndeshje për 55′ minuta luajti edhe reprezentuesi kosovar, Vedat Muriqi.

Ai shkaktoi një penallti në pjesën e parë, duke ia mundësuar Lewandowskit që të shënonte golin e parë.

Në ndeshjen tjetër, Chelsea ka triumfuar ndaj Atletico Madrid me rezultat 2 me 0.

Ziyech shënoi në minutën e 34′ pas një super aksioni nga skuadra e Thomas Thuchel.

Kurse në fund të ndeshje ka realizuar Emerson në fund të ndeshjes për rezultatin përfunditmar.

Mbetet të shihet se me kë të do të shortohen këto dy skuadra për raundin tjetër.