Bastisje në MINT, shtëpi dhe restorant të Ridvan Muharremit

Gazeta Nacionale raporton se një aksion i Policisë është zhvilluar sot në restorantin “Bukë e zemër”.

Sipas këtij mediumi, ky restorant është pronë e një personi i cili është i afërt me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton Klan Kosova.

“Me mëngjes Policia e Kosovës ka zbarkuar në restorantin Bukë e Zemër. Restorant pronë e Ridvan Muharremit, njeri i afërt i kryeministrit Kurti”, shkruan Nacionale.

“Aksioni vjen pas publikimit të incizimeve nga Nacionale, për skandalin e grurit dhe vajit”, thuhet tutje.

Tutje, kjo gazetë online raporton se bastisje ka pasur edhe te banesa e Ridvan Muharremit.

“Kjo bastisje vjen pas publikimit të përgjimeve rreth aferës së vajit, ku dyshohet për keqpërdorimin e 300 mijë eurove”, shkruan Nacionale.

Më tej, ky medium raporton se Policia e Kosovës ka kryer bastisje edhe në hapësirat e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku ministre është Rozeta Hajdari.

“Bastisja vjen pas publikimit të incizimeve rreth aferës vaji dhe gruri”, shkruan kjo gazetë.