Departamenti i Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës po zhvillon një aksion në Ministrinë e Bujqësisë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, tha Kelani.



