Bashkëshortja e Rexhep Selimit nuk deklarohet për akuzat e Gërvallës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është bërë kryetemë mediale pas shpërfaqjes së deklaratave në lidhje me disa prej krerëve të UÇK-së, përfshirë edhe shefin e Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimin.

Në lidhje me këtë gruaja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi e cila është deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka dhënë asnjë deklaratë, duke refuzuar të flas për këtë temë.

“Si e vlerësoni këtë deklaratë?” – e ka pyetur gazetari. “P’e di për çka më ke thirrë. Negative e ki përgjigjen. Më vjen keq por nuk jam e gatshme për intervistë qitash, tjetër herë për naj temë mujna me fol. Po nuk jam e gatshme hiç unë për me folë për këtë teme. Për tema tjera mujna me fol me diskutu, por për këto një herë nuk është koha me fol hiç?”, ka thënë ajo për Periskopin.

Jo më larg se para një viti, Donika Gërvalla kishte kritikuar ashpër Vetëvendosjen për emërimin e Selimit në pozitën e Shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Ajo e cilësonte Rexhep Selimin, si “figurë të botës së krimit”.