Alban Krasniqi, bashkëshorti i ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se “duhet të kalohet mbi trupa njerëzish për të kthyer krimin në qeverisje”. Ai po ashtu është marrë edhe me Gjykatën Kushtetuese dhe ka paralajmëruar “mbrojtje të demokracisë”.
“Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish që ta riktheni krimin në qeverisje! Krejt ata që kanë shkarravitur në atë vendim skandaloz le ta dinë që nuk u falet! Më parë pranoj vdekjen time sesa vrasjen e demokracisë! Shihemi në shesh, e kudo që na imponohet!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.