Bashkëshorti i Aida Doçit shpjegon epitetin “motër” në postimin e dikurshëm: Gjendja shpirtërore evoluon me kalimin e viteve

Këngëtarja Aida Doçi ka qenë shumë e përfolur javëve të fundit në media.

Martesa e saj me Naser Gashin, i njohur ndryshe edhe si Naser Qeli, bëri që dyshja të shndërrohen në personazhet më të diskutuar të kësaj jave.

Kjo pasi ai dikur ishte menaxher i Aidës dhe në disa prej postimeve në rrjetet sociale të viteve më parë, Naseri e quante Aidën “motër” për nga dashurie dhe respekti.

Çifti që së fundmi treguan detajet e njohjes së tyre në një intervistë për “Prive”, nuk hezituan që të shpjegojnë edhe epitetin e dikurshëm me të cilin Naseri i drejtohej Aidës.

“Ai postim kur e kam bërë ka qenë momenti si jam ndjerë në atë kohë. Ajo periudhë i ka ndoshta pesë vite dhe para pesë viteve unë ka pasur njerëz që i kam takuar dhe i kam pasur shumë inat, s’kam dashyur as dorën t’jua jap e ndërsa sot i kam shokë të ngushtë. Gjendja shpirtërore evoluon prej një gjendje në gjendjen tjetër. Unë e kam pasur si bashkëpunëtore dhe e kam respektuar, edhe pse i kam thënë ‘motra ime’, mua s’më ka penguar asgjë sepse nuk e kam as të familjes as asgjë në fis. Thjeshtë e kam kuptuar me kohën që Aida nuk është si disa të tjera që i kam njohur ose i kam parë, është një person për shpi dhe kam insistuar ta sjell në shpi”, ka thënë Naser Qeli.

Tutje çifti i sapomartuar deklaruan se nuk iu bëjnë përshtypje komentet e shumta negative, përderisa ata ndjehen rehat dhe të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.