Ditë më parë kishim fluks të madh të bashkatdhetarëve që kishin ardhur në vendlindje për të kaluar festat e fundvitit.
E teksa kemi hyrë në vitin e ri shumë nga ta kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë në Evropë, njofton Klan Kosova.
Kthimi i tyre ka bërë që në pikat kufitare të krijohen kolona të gjata.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në dalje të pikës kufitare me Serbinë, në Merdare kolona është e gjatë 300 metra, e qytetarët po detyrohen të presin nga 90 deri në 120 minuta.
Kolona të gjata ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku gjatësia e kolonës së veturave arrin në 100 metra.