Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se në rast të fitores së zgjedhjeve nga opozita e sotshme, ai do të jetë Kryeministër i vendit.
Basha tha në “Opinion” se për këtë, ka dakordësinë edhe nga partitë e tjera opozitare.
“Padyshim unë jam kandidati i opozitës për Kryeministër. Ky është një vendim i shpallur tashmë, që vjen jo vetëm si vendim i koalicionit, por edhe si shprehje e vullnetit të qytetarëve. Ne kemi matje të qarta në terren që ka një preferencë të qartë, që unë si kryetar i partisë sot dhe nesër si kryeministër, të marr përsipër barrën e qeverisjes së vendit”, u shpreh Basha.
Ndërkohë, i pyetur nëse në këto zgjedhje opozita do të dalë më 1 listë të vetme apo me shumë lista, Basha tha se palët janë në fund të rakordimeve mbi këtë aspekt.
“Ne kemi qenë të bashkuar që në fillim me 1 qëllim; për t’i hapur rugë ndryshimit. Në funksion të kësaj, opozita ka hedhur të gjithë hapat. Opozita ka qenë e bashkuar përballë sprovave dhe sfidave të mëdha. Vendimi strategjik është një koaliacion, një program një qasje e bashkuar e cila të ngërthejë, jo vetëm energjinë e partive të koalicionit, por edhe të faktorëve shoqërorë që janë të bindur se po vjen ora për ndryshimimn duke mbyllur tranzicionin”.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse kanë një preferencë mbi listat, Basha tha: “Ne kemi një preferencë të vetme të gjithë. Dhe jemi në fund ta rakordimeve tona për të bërë atë që është e nevojshme në nivelin taktik, që asnjë votë e askujt prej shumciës dërrmuese të shqiptarëve që duan ndryshim, të mos shkojë kot”.