Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pasi Sali Berisha e cilëson vazhdimisht si peng të kryeministrit Edi Rama.
Basha thotë se duhet votuar për Vettingu-n e politikanëve për të parë se kush ka lidhje me krimin, kush është i korruptuar e kush është peng.
“Ka vetëm një rrugë që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët dhe familjarët e tyre. Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë. Kjo është rruga e vetme për të çliruar pengjet, luftuar korrupsionin dhe pastruar politikën”, shkruan Basha.