Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka thënë në konferencën me Kryeministrin Avdullah Hoti, se shpreh mbështetjen e plotë ndaj Qeverisë së Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë.
“Dua t’ju falënderoj për rolin tuaj në rinisjen e dialogut – kthimin në binarët dhe kornizat për të cilat ky dialog u konceptua. Shpreh mbështetjen time dhe të PD-së që do të ketë vetëm një përfundim – njohjen reciproke”, është shprehur Basha.
Në Prishtinë, ai ka dhënë premtimin se pasi të bëhet Kryeministër i Shqipërisë do ta largojë tarifën rrugore në autostradën që lidh Kosovën dhe Shqipërinë.
“Sapo të bëhem kryeministër pas zgjedhjeve të reja do ta heq traun dhe taksën në Rrugën e Kombit. Ajo ngadalëson shkëmbimin ekonomik”.
Basha ka theksuar se vizita e tij në Prishtinë nuk lidhet me akuzat e ngritura nga Gjykata Speciale.