Mos mirëmbajtja verore e rrugëve nga Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), po u shkakton probleme ngasësve të automjeteve.
Një problem të madh po i shkaktohet shoferëve të cilët vozisin autostradave ku shpejtësia e lejuar maksimale është deri në 130 kilometra për orë.
Lexues të Gazeta Stop, kanë thënë se mos mirëmbajtja e rrugëve dhe mos largimi i barit në skaje të Autostradës “Arbën Xhaferi” nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), është duke iu rrezikuar jetën gjatë lëvizjen në këtë autostradë, pasi që bari ka mbuluar sinjalistikën dhe mbrojtëset e Autostradës që e lidhë Prishtinën me Shkupin, por edhe komuna të tjera të Kosovës.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës shpenzon miliona euro për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve në vend.