Barelona mund t’ia zgjasë kontratën Depayt

Barcelona pritet të nisë bisedimet me sulmuesin Memphis Depay, për t’ia zgjatur kontratën, bën të ditur “Mundo Deportivo”.

Depay iu bashkua Barçës si lojtar i lirë në verën e këtij viti, pasi i kishte skaduar marrëveshja me Lyonin.

Barcelona i ofroi kontratë dy-vjeçare, por po planifikon që t’ia zgjasë atë pasi Depay ka pasur paraqitje të mira në fillim të këtij sezoni.

Drejtuesit e klubit katalunas nuk po duan që ta humbasin holandezin me parametra zero në verën e vitit 2023, andaj po duan që t’i ofrojnë kontratë të re.

Tri gola dhe një asistim, është bilanci i Depayt me Barçën deri me tani në këtë edicion.