Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi ka shpjeguar procedurat rreth vendosjes së personave në karantinë. Me këto rregulla, ai tha se janë njoftuar edhe përfaqësuesit e Kosovës në Ambasada dhe konsullata.
Sipas, rekomandimeve të IKSHPK-së, ka shpjeguar ai,
“Për vetëizolim 14 ditë të personave që paraqiten në pikat kufitare me rekomandim të ekipit mjekësor në kufi, në bazë të dokumentacionit mjekësor të këtyre personave rekomandohen:
1. Personat me probleme shëndetësore duke përfshirë edhe sëmundjet kronike;
2. Personat e moshës mbi 70 vjeç (viti 1950 )
3. Fëmijët nën 18 vjeç që janë pa shoqërim të prindërve;
4. Profesionistët që do të jenë në shërbim të parandalimit dhe luftimit të
COVID-19 (mjek, polic, dhe pjesëtar të FSK-së).
5. Personave që hyjnë në RKS dhe do të jenë përcjellës për varrime të familjarëve të tyre”.
“Këtyre personave, që rekomandohen për izolim për të parandaluar COVID-19 duhet t’u shpjegohet protokolli i izolimit dhe kushtet e rrethanat e qëndrimit në karantinë shtëpiake 14 ditë dhe të njëjtit nënshkruajnë një deklaratë nën betim për respektim të rregullave të vetizolimit”, tha Bardiqi.