Barcelona vendos kush do ta mbajë numrin 10, Koeman ka besim të plotë te lojtari

Mesfushorit Philippe Coutinho i është ofruar numri 10 te Barcelona, duke ndjekur largimin e Lionel Messit.

Katalunasit nuk arritën ta regjistrojnë Messin në La Liga, pavarësisht që pranoi zbritje 50 për qind të pagës, kështu i dha fund aventurës 21-vjeçare në “Camp Nou” dhe disa ditë më vonë nënshkroi me PSG-në, transmeton lajmi.net.

Do jetë e pamundur për Barcelonën ta zëvendësojë argjentinasin dhe shumë kanë kërkuar që numri 10 të pensionohet.

Sidoqoftë, ish ylli i Liverpoolit, Coutinho mund të përfundojë me numrin 10 në fanellë këtë edicion.

Pavarësisht raportimeve që braziliani do largohet, trajneri Ronald Koeman thuhet se ka besim të plotë në të.

Duke marrë parasysh rëndësinë dhe presionin shtesë, 29-vjeçari tani duhet të mendoj nëse do e mbajë numrin 10 të Messit, që e kishte marrë nga Ronaldinho para 13 viteve.

Coutinho te Liverpool dhe Bayern, te kjo e fundit fitoi tripletën duke mbajtur numrin 10 në fanellë.

Braziliani që më herët kishte numrin 14, tani është pa numër, ngase ai numër iu dhurua Rey Manaj.

Momentalisht, numri 10 është i lirë se bashku me numrin 25 që është vetëm për zëvendësuesit e portierëve.

Coutinho për Barcelonën ka bërë 90 paraqitje duke shënuar 24 gola.