Barcelona e ka siguruar kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve.
Katalunasit janë tashmë skuadra e parë siguron një vend në çerekfinale, shkruan GazetaBlic Sport.
Të drejtuarit e Hansi Flick triumfuan me rezultat 3 me 1 në ndeshjen e sotme ndaj Benficas, kurse rezultati i përgjithshëm ishte 4 me 1.
Raphinha realizoi dy gola, kurse Lamine Yamal realizoi një tjetër për Barcelonën, kurse Otamendi shënoi për skuadrën mysafire.
Në fazën tjetër, Barcelona do të përballet me fituesin e ndeshjes, Lille – Dortmund.