Me vetëm shtatë deri në përfundim të sezonit aktual, Barcelona pothuajse e ka siguruar titullin e parë të kampionit në La Liga që prej vitit 2019.
Katalonasit prijnë në tabelë me 76 pikë, 11 pikë më shumë se skuadra e dytë, Real Madridi, dhe detyra e vetme tani për ta është sigurimi i titulli sa më shpejt të jetë e mundur.
Skuadra e Xavi Hernandez është lëkundur në javët e fundit, me disa mungesa të lojtarëve kryesorë që kanë pasur një efekt të dëmshëm në rezultate. Për fat të Barcelonës, skuadra e tyre e plotë është në dispozicion për përballjen e sotme kundër Real Betisit, në përjashtim të Sergi Robertos.
Megjithatë, mund të mos jetë rasti i njëjtë për ndeshjen e mesjavës së ardhshme ndaj Osasunas, pasi pesë lojtarë rrezikojnë suspendimin.
Alejandro Balde, Franck Kessie, Ferran Torres dhe Ousmane Dembele kanë të gjithë nga katër kartonë të verdhë, që nënkupton se dhe një tjetër i tillë do të suspendonte të ndëshkuarin me një ndeshje mos-lojë.
Ndërkohë, në rast se Gavi do të ndëshkohej me karton të verdhë, do të suspendohej me dy ndeshje – pasi ka grumbulluar tashmë nëntë kartonë të tillë.
Xavi do të jetë i etur që të ketë skuadrën e tij të plotë të Barcelonës në dispozicion për pjesën e mbetur të sezonit, dhe që të jetë kështu, disa lojtarë duhet të ruajnë disiplinën e tyre.