Barcelona paralajmëron largimin e Pjaniqit dhe Umtitit

Drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany konfirmoi se mesfushori Miralem Pjaniq pritet të largohet nga “Camp Nou” këtë verë për të gjetur një ekip ku mund të luajë rregullisht. Alemany, gjithashtu bëri të ditur se krahas Pjaniqit, pritet të largohet edhe qendërmbrojtësi Samuel Umtiti pasi asnjëri nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Ronald Koeman për sezonin e ri.

“Të dy kanë karriera të rëndësishme, por sezonin e fundit nuk kanë pasur hapësirë të madhe. Ne e kemi parasysh situatën dhe po i shikojmë të gjitha mundësitë që atyre t’u gjejmë ekip tjetër”, tha Almany.

Pjaniq iu bashkua Barcelonës verën e shkuar nga Juventusi dhe për ekipin nga La Liga, regjistroi 30 paraqitje në të gjitha garat.