Barcelona nuk mund t’i regjistrojë transferimet e reja, shkak pagat e larta

Presidenti Joan Laporta shpjegoi të premten e kaluar se edhe pa Leo Messin, Barcelona ka arritur 100 për qind shpenzime te pagat.

Klubi është duke punuar që t’i zbres pagat e lojtarëve për t’i regjistruar transferimet e reja para se të nis La Liga, të premten e radhës, transmeton lajmi.net.

Për momentin, lojtarët si Umtiti, Pjanic dhe Coutinho janë në skuadër dhe pagat nuk janë duke u zbritur.

Siç u shpjegua më herët, nëse nuk menaxhohet të zbriten pagat gjatë javës, Barcelona do ta këtë të pamundur t’i regjistrojë transferimet e reja për edicionin 2021/22.

Në situatën e Kun Aguero, është i lënduar dhe nuk do luajë deri në nëntor, por Memphis Depay dhe Emerson janë gati të stërviten normalisht dhe Eric Garcia arrin këtë javë.

Klubi vazhdon të punojë që të ndërprejë kontratat e lojtarët që nuk i nevojiten Koemanit, si Pjanic dhe Umtiti.