Rrezikoi jetën në fushën e lojës por gjendja e tij është e stabilizuar dhe mjekët janë optimistë se do ta kalojë shpejt problemin që pati pas përplasjes me shokun e skuadrës Gavi.

Mbrojtësi uruguajan i Barcelonës, Arujo, është shtruar në spital pasi u rrëzua në fushën e lojës për shkak të një dëmtimi që mori në kokë në ndeshjen e fituar 3-1 nga katalanasit ndaj Celta Vigos.
Episodi u regjistrua në minutën e 62 dhe fillimisht pas goditjes mbrojtësi ma klauzolë largimi 1 miliardë euro, u ngrit në këmbë por më pas u rrëzua dhe u dësh ndërhyrja e mjekëve për ta nxjerrë nga fusha e lojës me barrelë dhe për ta transferuar menjëherë në spital.


“Mund të jemi të gjithë të qetë. Mjekët na konfirmuan se është i vetëdijshëm dhe do të kalojë disa orë në spital për analiza më të detajuara. Na trembi shumë por tani është mirë dhe gjithçka kaloi”, theksoi trajneri i Barcelonës, Xavi.